Çunat e Çelsit të mos mërziten, Kupën e Anglisë e fitoi ekipi i femrave

Këto vajza u ngjajnë më shumë një Mançester Siti apo Liverpuli, dhe po flasim që u ngjajnë ekipeve të djemve. i tillë dominimi i ekipit të femrave të Çelsit në futbollin anglez këtë sezon pasi përveç kampionatit, fituan edhe Kupën e Anglisë. Atë që dështuan ta bënin çunat blu të drejtuar nga Tomas Tuhel, e bënë gocat që mposhtën 3-2 Mançester Sitin në finalen e “Uemblit”. Trajnerja Ema Hajes ia doli të fitonte duelin me kolegun mashkull, Garet Tejlër. Kerr, Kathbert, dhe pastaj sërish Kerr në kohën shtesë shënuan për Çelsin, ndërsa për Sitin barazuan dy herë Hemp dhe Raso. Plot 49 094 tifozë ishin në “Uembli”, një tjetër tregues se futbolli i femrave po ndiqet gjithnjë e më shumë.  “Këto vajza janë të shkëlqyera, – tha trajnerja Hajes, – edhe pas 10 vjetësh unë do t’i kujtoj me krenari, si ekipi më i mirë që kam drejtuar ndonjëherë”.

Sfidanti.al