Me gjasë nuk ka shumë faj, por duhej ta kishte parashikuar. Drejtuesit e futbollit europian, të njohur nën emrin UEFA, morën që të dielën në dorëzim “Arenën Air Albania”, ndërsa më parë u siguruan që thuajse asnjë gazetar shqiptar nuk do të jetë në impiant në ditën e finales së Ligës së Konferencës. Me ndonjë përjashtim të rrallë (ndoshta Supersporti e TVSH-ja), asnjë gazetar shqiptar nuk e bëri dot akreditimin për të qenë në tribunën e medias mbrëmjen e 25 majit. Së pari, linku i dhënë nga UEFA nuk sqaronte asgjë dhe nuk të jepte mundësi të aplikoje. Së dyti, ata që arritën të kontaktonin me selinë në Nion të Zvicrës mësuan se kërkoheshin shumë dokumenta, përfshi kontratë pune. Në UEFA nuk e dinë se në Shqipëri fjala kontratë ka humbur nga fjalori që pas vitit 1990, sidomos pë rata që punojnë në privat. Pra, së pari e kemi fajin vetë, e pastaj na e kanë europianët që si gazetarë shqiptarë nuk do të jemi në finalen që zhvillohet në Shqipëri.
Sfidanti.al