Kur ishte herën e fundit aty, ia doli të fitonte titullin dhe të arrinte në finalen e madhe të Championsit humbur 1-3 në Berlin përballë Barcelonës së madhe të treshes MSN (Mesi-Suarez-Nejmar). Pol Pogba duket se ka kujtime të bukura nga Juventusi dhe nuk dëshiron asgjë tjetër përveçse një kthim tek ish-ekipi i tij, ndërsa 6 vitet e vështira me Mançester Junajtidin po marrin fund. Fillimisht, u fol për një kalim tek Paris SG, por duket se mesfushori francez pëlqen më shumë Serinë A sesa Ligën e Parë të vendit të tij. Përfaqësuesja e kampionit të botës, Rafaela Pimenta (që ka trashëguar agjencinë e të ndjerit Mino Raiola), ka udhëtuar për në Torino për të biseduar me klubin italian.
Sfidanti.al