Epoka e Levandovskit, largim nga Bajerni pas 344 golave e 19 trofeve

Siç komentohet me të drejtë në Tuiter, ky futbollist është një nga gjërat më të bukura që i ka ndodhur klubit dhe skuadrës bavareze. Robert Levandovski është shënuesi i dytë më i madh i Bajernit, dhe i vetë Bundesligës pas “Bomberit të Kombit” Gerd Myler, e ndoshta po ta kishte vazhduar karrierën në Mynih (gjë që ende mund të ndodhë) mund ta kishte kaluar rekordin e madh të legjendës. Gjithsesi, duket se polaku do të largohet për tek Barcelona dhe kështu mbyllet një epokë 8-vjeçare gjatë së cilës ai ka shënuar 343 gola në 374 ndeshje, ka dhënë 72 asiste dhe ka fituar 19 trofe me skuadrën, si dhe 86 nderime individuale. Mes titujve janë Championsi dhe 9 Bundesliga, si dhe Superkupa e Europës apo Kupa e Botës për klubet.

Sfidanti.al