Jurgen Klop nuk është nga ata që bën zhurmë, por kjo nuk do të thotë se nuk punon për të arritur atë që do. Sipas mediave europiane, Liverpuli u përpoq deri në sekondat e fundit që të siguronte shërbimet e Kilian Mbapesë, ndonëse dihej se do të ishte tepër e vështirë. Nuk besohet se të kuqtë do të mund të jepnin rrogën që i premton Reali apo Paris SG, dhe kjo për të mos shkatërruar strukturën e tyre të pagave (për këtë shkak ka vështirësi në rinovimet me Salahun dhe Manenë). Gjithsesi, Klopi do t’i ofronte 23-vjeçarit diçka tepër të rëndësishme, mundësinë për të luajtur në kampionatin më të fortë të botës, dhe për të pasur duelin më të fortë të mundshëm, atë ndaj Erling Halandit që tashmë është lojtar i Mançester Sitit. Gjithsesi, duket se Mbapeja ka zgjedhur Realin.
Sfidanti.al