Në garë janë edhe Interi me Napolin dhe nuk dihet se kë do të zgjedhë mesfushori i kombëtares. Gjithsesi, lajmet nga Italia janë që legjenda kuqezi, Paolo Maldini, ka folur me familjen e Kristjan Asllanit për ta bindur që 20-vjeçaro të bashkohet me Milanin. Gazetari Alfredo Pedula thotë se Maldini është gati që ta blejë kartonin e shqiptarit (Empoli kërkon 15 milionë euro) dhe ta kthejë sërish në skuadrën toskane në formë huazimi. Kjo përputhet me dëshirën e Empolit për ta mbajtur Asllanin edhe për një sezon. Nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e Interit dhe e Napolit, dhe sa e madhe do të jetë dëshira e tyre për ta marrë shqiptarin, në krahasim me Milanin.
Sfidanti.al