Gabimet janë pjesë e lojës dhe shpesh lidhen me karakterin apo formimin. Granit Xhaka ndoshta nuk ka çfarë bën që ndonjëherë nxitohet dhe shkakton penallti, por ndoshta as tifozët nuk kanë ç’bëjnë që mallkojnë “momentet e marrëzisë” së kapitenit të tyre. Shqiptari i Zvicrës u vu në vështirësi në “Emirejts”, në duelin e Premier Ligës

