Më mirë të vdesësh në stadium, sesa të jetosh pa futboll, thonë tifozët e PSG-së!

Ishin jo pak, por 5 000 prej tyre të mbledhur në “Park dë Prensis”. Pavarësisht se finalja e Championsit luhej qindra e qindra kilometra larg, në Lisbonë, sërish tifozët e Paris SG e mbështetën ekipin e tyre në stadiumin e shtëpisë, aty ku janë fituar titujt gjithë këta vjet. Nuk pyeti kush për distancimin fizik (apo shoqëror), madje as autoritetet nuk ndërhynë, me klubin kryeqytetas që lejoi ata të 5 000 të ngjisheshin pranë njëri-tjetrit, siç është tradita e futbollit, për të ndjekur nga ekrani i madh finalen ndaj Bajernit. Nuk dihet se cilët do të jenë reagimet në Francë, por tifozët e bënë të tyren, bënë atë që pritej, siç festuan edhe më herët, apo siç bënë tifozë të Liverpulit apo Seviljes. Si i thonë fjalës, “më mirë të vdesësh në stadium sesa të jetosh pa futboll”, kjo është motoja e tifozëve.

Sfidanti.al