Ibra do të thotë biznes, jo zemër! Milani të “shkatërrojë bankën” për ta pasur!

Mino Raiola e konfirmon se është e pamundur që Zllatani të jetë në grumbullimin e skuadrës për fillimin e sezonit të ri. Një futbollist si Ibrahimoviç, që ka ndërruar kaq shumë ekipe në karrierë, nuk e ka problem të thyejë zemra tifozësh, nëse klubi nuk “thyen bankën” që t’i japë rrogën që dëshiron. “Nuk kemi arritur ende marrëveshje, – u shpreh Raiola për mediat, – pra Ibra nuk do të jetë në grumbullim. Ne po flasim, por nuk është vetëm punë parash, por edhe çështje besimi dhe stili (loje). Ka bisedime, pra ka edhe optimizëm”. Me gjasë, do të arrihet një marrëveshje, ndërsa Milani ka vendosur të bazojë projektin e tij, të paktën për sezonin që vjen, tek suedezi 38-vjeçar që shënoi 10 gola e shërbeu 5 asistë në gjysmën e sezonit që luajti në Serinë A.

Sfidanti.al