Humbja e Interit në finalen e Europa League ndaj Sevillas ka bërë që të flitet shumë për të ardhmen e Antonio Contes te skuadra zikaltër. Por në orët e fundit, trajneri italian po bëhet protagonist në media edhe për të kaluaren e tij dhe jo për atë cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij. Do të jetë e vështirë për të që të kthehet në Londër, pasi asnjë pankinë e skuadrave të nivelit të lartë nuk janë të disponueshme për të, por më shumë për fatin e keq që pati gjatë periudhës së qëndrimit të tij në kryeqytetin anglez.
Media italiane ‘La Verita’, publikoi këtë të diel se trajneri italian u mashtrua nga një investitor italian, Massimo Bochicchio emri i të cilit është shfaqur edhe në disa vendime gjyqësore gjatë kësaj jave në Angli. Sipas dokumentave, investitori arriti të bindë Conten që të bëjë një investim të madh që me kohë do t’i sillte fitime. Për të fituar besimin e tij, Bochicchio përdori dokumenta false që e lidhnin me bankën prestigjioze HSBC që e bindi trajnerin aktual të Interit.
Në atë kohë Antonio Conte ishte në stolin e Chelseat dhe vendosi të hyjë në këtë investim tundes që mashtoi edhe 8 investitorë të tjerë nëpërmjet kompanisë Kidman që kishte detyrë mbledhjen e foindeve të të gjithë investitorëve. Gjatë një séance gjyqësore, si sipërmarrësi italian ashtu edhe HSBC mohuan se kishin të bënin me Kidman.
Për momentin dihet se mashtruesit të Antonio Contes i sekuestruan të mira materiale për vlerën e 54 milionë Euro në Miami, Londër dhe Itali.
Sfidanti.al