“Kemi bërë disa biseda me të, që të vijë trajner tek ne”. Kështu ka thënë kandidati për president i Barcelonës, Zhordi Farre, duke e pasur fjalën për Jurgen Klopin. “Nëse Kumani punon mirë dhe ka sukses, padyshim që do ta mbaj si trajner, nëse fitoj zgjedhjet, – tha Farre, – por, ne kemi planin tonë, dhe kemi pasur disa kontakte me Jurgen Klopin, sepse mendojmë se Barcelona ka nevojë për një trajner të tillë”. Gjithsesi, ky kandidat duhet të dijë se Klopi jo vetëm që ka 4 vjet kontratë të mbetur me Liverpulin, por edhe se gjermani nuk është trajner “patatinash”. Së pari, ai nuk i prish kurrë kontratat, por largohet pas përfundimit të tyre dhe me mirëkuptim të plotë me klubet ku ka punuar, dhe së dyti ai ka thënë se do ta respektojë kontratën deri në 2024, ndërsa më pas mund të kthehet në Gjermani, apo ndoshta edhe t’i japë fund karrierës.
Sfidanti.al