Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin nuk e përjashtoi që formati i raundeve me eliminim direkt me ndeshje unike në Ligën e Kampioneve të përdoret në të ardhmen. Kreu i qeverisë së futbollit evropian e pohoi këtë në një intervistë për Reuters ku theksoi se ky format në Ligën e kampioneve të këtij sezoni dhuroi një futboll më emocionues se ai me sistemin vajtje-ardhje.
Në këtë sezon, format u ndryshua për shkak të emergjencës coronavirus duke i dhënë mundësi kompeticionit që të mbyllet normalisht. Tetë klube shkuan drejt Lisbonës për të zhvilluar kompeticionin më të rëndësishëm për klube me fazën ‘Final Eight’
‘U detyruam të ndërmerrnim një hap të tillë, por në fund zbuluam dicka rë re. kështu që do ta mendojmë për të ardhmen me siguri-tha Ceferin në intervistën e tij në Reuters. Ceferin theksoi se duke parë se skuadrat nuk kishim ndeshje të dytë u detyruan të sulmonin në kërkim të golave. ‘Kishte më pak taktika-shtoi Ceferin-nëse është një ndeshje e vetme, nëse një skuadër shënon, të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe tjetra sa më shpejt të jetë e mundur. Në sistemin vajtje ardhje, skuadrat e marrin më me qetësi për të fituar ndeshjen tjetër’.
Sfidanti.al