Aq sa është trajner i mirë, aq është edhe i nxituar, dhe shpesh “fjalën e fundit e thotë të parën”. i tillë Antonio Konte, (ende) trajneri i Interit, që pati një mbrëmje për t’u harruar në finalen e Ligës së Europës. Italiani u përplas me yllin e Seviljes, Banega, që e talli për flokët e tij të mbjellë, dhe pas kësaj mori karton të verdhë, por sidomos pati një reflektim instinktiv pas ndeshjes.
“Gjëja më e drejtë është të analizojmë të gjithë sezonin, – tha ai, – duhet të shohim gjithçka në mënyrë të qetë, dhe të planifikojmë të ardhmen e Interit. Do të kem takim pas nja dy ditësh me drejtuesit, dhe e ardhmja e Interit duhet planifikuar, me apo pa mua. I falenderoj ata që ma dhanë këtë mundësi, por ka pasur mendime të ndryshme. Nuk mund të kem një vit tjetër si ky. Në vendimin tim për të ardhmen do të ndikojë edhe mendimi i familjes sime. Nëse situatat do të ndikojnë për keq në familjen time, atëherë kjo do të ishte e tepërt. Gjithçka ka limite dhe dua të shoh se ku është limiti për mua”. Interi i Kontes doli i dyti në Serinë A, një pikë pas Juventusi, finalist i Ligës së Europës, dhe gjysmëfinalist i Kupës së Italisë.
Sfidanti.al