Verderi gjen pasardhësin e Rashicës, dhe pse Miloti ende s’ka ikur

Emrin e ka Tahit Çong dhe është me nënshtetësi holandeze. Ky lojtar i Holandës U21 pritet të jetë pasardhësi i Milot Rashicës tek Verderi i Bremenit. Klubi gjerman ka marrë masat për një largim të shpejtë të shqiptarit të Kosovës, dhe nuk dëshiron të jetë pa alternativa. Çongu 20-vjeçar vlerësohet si tepër i shpejtë me topin në këmbë, dhe i aftë për driblime, ashtu siç është lojtari i përfaqësueses së Kosovës. Rashica mendohet të kalojë në një skuadër tjetër sezonin e ardhshëm, dhe flitet se Lajpcigu apo Dortmundi e duan në Gjermani, por mund të ketë edhe skuadra në Angli.

Sfidanti.al