Interi do të mendohet për Konten, dhe pse ia njeh punën e madhe!

Në Itali thonë se në stol do të ulet një tjetër, një njeri tepër i njohur me emrin Masimiliano Alegri. Kështu shkruan të paktën “La Gazeta delo Sport”, ndonëse Interi ende nuk e ka ndarë mendjen për ta larguar Antonio Konten. Përkundrazi, presidenti Stiven Çan (Çang) thotë fjalë shumë të mira për teknikun e tanishëm. “Na vjen keq për finalen e humbur, por rruga është ajo e duhura, – u shpreh ai, – Konte dhe stafi i tij ka bërë një punë të madhe, dhe pas pak ditësh do të bëjmë planet për sezonin e ardhshëm”.

Presidenti gjykon se bilanci i sezonit është pozitiv, se dy vjet më parë askush nuk e mendonte Interin që të arrinte në një finale europiane dhe të ishte pranë kreut në Serinë A. Çan nuk thotë nëse Konte do të largohet apo do të vazhdojë si trajner, duket se për këtë do të ketë bisedime. Me gjasë, do të duhet të ketë një reflektim edhe nga drejtuesi i lartë Bepe Marota, i cili duket se është “armiku” i trajnerit. Ky raport besohet se do të vendosë të ardhmen e Kontes.

Sfidanti.al