Obamejangu kritikon Arsenalin: Unë nuk i kam letrat, vëlla!

Sulmuesi kryesor besohet se ishte “gozhduar” në “Emirejts” me një kontratë të re dhe shumë të përmirësuar. Kështu duhej të ishte për atë që bëri Pjer-Emerik Obamejang këtë sezon për Arsenalin, por vetëm lojtari thotë se situata nuk është e tillë. “Gjithkush po tregon lapsin dhe letrën, por unë nuk i kam parë ende dokumentat, vëlla, – u shpreh ai në një seancë direkte në “Instagram”, ku ishte bashkë me vëllanë e tij, Uillin, – gjithsesi, mos u shqetësoni dhe besoni se nesër do të kemi lajme të mira”. Obamejangu ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe besohet se klubi i ofron 250 000 paundë stërlina rrogë në javë që të qendrojë, por firmë siç duket ende nuk ka. Legjenda e Arsenalit, Jan Rajt, bëri shaka në Instagram duke marrë laps e letër, e duke thënë se do ta përpilonte ai vetë kontratën për Obamejangun 31-vjeçar.

Sfidanti.al