I pari po synon titullin e tretë me skuadrën e tretë, ndërsa i dyti është në sezonin e tij të dytë në NBA dhe po bën mrekulli. Leonard e Donçiç patën një tjetër duel direkt në plej of, por sfida u ndërpre shpejt sepse yllin slloven pati një kavilje të dëmtuar. Donçiç luajti vetëm 29 minuta, edhe pse aq i mjaftuan për tripëll dabëll, me 13 pikë, 10 topa në tabela e 10 asistë. Gjithsesi, ishte dobët duke humbur 5 nga gjashtë gjuajtjet për tri pikë, dhe 6 nga 10 gjuajtjet e lira, por kjo ndodhi sepse ai po luante me dëmtim.
Leonard, në të kundërt, doli më i miri në parket me 36 pikë, 9 topa në tabela e 8 asistë, plus 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Klipersat fituan ndaj Dallasit 130-122 dhe plot 6 lojtarë të tjerë të skuadër nga Kalifornia shënuan me dy shifra, pra mbi 10 pikë. Dallasin “e mbajti në krahë” Kristaps Porzingis me 34 pikë e 13 topa në tabela. Klipersat kryesojnë 2-1 serinë e plej ofit dhe Donçiç mund të mos jetë në gjendje që të luajë në ndeshjen e ardhshme, apo edhe më pas.
Sfidanti.al