Ditët në vazhdim do të tregojnë nëse Antonio Conte dhe Inter do të gjejnë një akord, por sigurisht nuk do të jetë e lehtë që të bashkosh copat e krijuara pas thyerjes së raporteve në këto muaj mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit dhe referimi për familjen në konferencës pas sfidës me Sevillan është shumë I rëndësishëm.
Conte dhe Interin kanë shfaqur pakënaqësi reciproke; trajneri nuk është ndjerë kurrë i mbrojtur nga klubi dhe Marotta nuk i ka pëlqyer aspak shfryrjet vazhdueshme në publik të Contes . Te Interi janë të gjithë të bindur se kanë bërë të pamundurën për të ndihmuar dhe kënaqur Conten kështu që nuk do t’I lutet të qëndrojë, por thjesht do të dialogojë me të për të parë sesa është probabiliteti që bashkëpunimi me të të vazhdojë
Rritja e pakënaqësive dhe keqkuptimet e kohëve të fundit ka bërë që Interi të shohin përrreth për gjetjen e një trajneri të ri nëse Conte largohet dhe opsioni që pëlqehet më shumë është Massimiliano Allegri, ndërsa vetë Conten të shohë për një të ardhme larg zikaltërve dhe duket se ka filluar të mendojë sërish për pankinën e Kombëtares italiane.
Eksperienca e tij në 2016 ka lënë gjurmë te Conte që në momentin e largimit tha se një ditë do të kthehej dhe përsëritja e saj do të ishte mënyra më e mirë për të plotësuar dëshirën e tij për të vijuar punën e konkurrimin në nivele të larta duke iu dedikuar njëkohësisht edhe familjes
Emërimi i Marcello Lippit si Drejtori Teknik i Italisë do ta bënte më të lehtë këtë zgjidhje që gjithsesi nuk do të ishte e shpejtë edhe për shkak të punës ë Mancinit. Ky i fundit e fitoi me meritë të drejtën për të drejtuar Italinë në Evropian duke e kualifikuar skuadrën e Të Kaltërve me një ecuri rekord, 10 fitore në 10 ndeshjet e grupit duke sjellë në skuadër gjak të ri me Barellan dhe Zaniolon në krye. Edhe pse nuk i pëlqyen manovrat e FIGC për sjelljen e Lippit, Mancini nuk ka ndërmend të lërë skuadrën dhe do të tentojë të fitojë Evropianin e futbollit.
Sfidanti.al