Barça, ‘fuçi baruti’, tani edhe Suarez: Dua të qëndroj, nëse nuk më duan ta thonë

Pas shumë ditësh heshtje, Luis Suarez del hapur dhe kërkon sqarime nga Barcelona në lidhje me të ardhmen e tij dhe këtë e bën nëpërmjet një interviste për të përditshmen spanjolle ‘El Pais’

‘Thuhet se presidenti ka përmendur emra, për disa ndryshime, por askush nuk ka ardhur të më thotë se duan t’ia bëjnë pa mua. Nëse ky është vullneti i klubit do të ishte mirë që përgjegjësit që do të bëjnë këtë zgjedhje të ma komunikojnë drejtpërdrejt-tha Luis Suarez-jam këtu prej 6 vitesh, kohë e mjaftueshme që unë të them atë cfarë mendoj. Dua më të mirën për klubin. Ideja ime është që të qëndroj, por nëse klubi më sheh si të sakrifikueshëm, do ta pranoj’.

Sulmuesi  33 vjecar theksoi se është gati të pranojë edhe një rol jo protagonist në skuadër.

‘Do ta pranoja që të mos e kisha vendin e titullarittë sigurt-shtoi Suarez-konkurrenca bën gjithnjë mirë dhe nëse trajneri mendon se duhet të nis ndeshjet nga stoli nuk do të kishte problem për mua. Mendoj se mund t’i jap akoma shumë Barcelonës. Nuk kam folur ende me Koeman’

Suarez foli edhe për disfatën me Bayernin e Mynihut. ‘Të gjithë jemi përgjegjës-shtoi uruguajani-gjithcka shkoi keq. Bayerni ishte më në formë dhe u përshtat më mirë me formatin e vecantë të këtij kompeticioni. Nuk e dimë  si do të kishin shkuar gjërat me sistemin vajtje-ardhje me një ndeshje për ta luajtur në Camp Nou’.

Më pas Suarez bëri një paralajmërim në drejtim të klubit që po përgatit një revolucion të vërtetë. ‘në këtë moment mungon kohrenca, durimi dhe memorja-tha Suarez-Kur Reali i Madridit humbi me Ajaxin, kujtoj që donte të shiste Kroos dhe Modric, që sot janë kthyer të jenë fenomenë. Është për të ardhur keq sepse ndodh gjithnjë kështu, personat kanë opinion për cdo gjë dhe mund të të gjykojnë me lehtësi’.

Sfidanti.al