Superkupa, Egnatia për historinë, Partizani kërkon vazhdimësinë

Të mërkurën më datë 20 dhjetor në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet SuperKupa e Shqipërisë, e 30-ta në histori. Egnatia si fituese e Kupës dhe Partizani si fituese e Kampionatit përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë, për trofeun e parë të sezonit 2023/2024. Përsa i përket historisë së SuperKupës

Vazhdoni leximin →

Abone e kuqe me barazimet

Duket se Partizani ka harruar të fitojë. Kryeqytetasit barazojnë 1-1 në transfertë përballë Kukësit, duke koleksionuar kështu barazimin e 6-të radhazi në kampionat. Ndeshja ka qenë e luftuar dhe ka dhuruar shumë emocione në fundin e saj. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë. Beshiraj kalon vendasit në avantazh, por në aksionin pasardhës Mensah rikthen gjithçka

Vazhdoni leximin →

Partizani me mungesa drejt Kukësit

Partizani ka kryer seancën e radhës stërvitore në kuadër të ndeshjes së të shtunës ndaj Kukësit në “Kukës Arena”. “Demat” vijnë pas 5 barazimesh radhazi dhe situata nuk është më e mira. Nëse kur fitonte ndeshje në seri Partizani konsiderohej si skuadër e një tjetër niveli, këto rezultate të javëve të fundit e kanë zbehur

Vazhdoni leximin →

Disiplina flet për Shënkollin

KF Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 6/3/j, 16/1 dhe 17/1/c të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Murlani dhe dënohet me gjobë

Vazhdoni leximin →

Po tani çfarë i mbetet Tiranës?

Largimi i Orges Shehit nga stoli i Tiranës ishte një ngjarje që nuk habiti askënd dhe ironia fillon pikërisht këtu. Njeriu që e rriti skuadrën shumë gjatë tre sezoneve u “ngri” me një të rënë të lapsit jo sepse kishte arritur rezultate të dobëta por sepse skuadra e braktisi (sipas zërave, me urdhër të klubit).

Vazhdoni leximin →