A ka gjini në sportin tonë? Sidomos kur flitet për dhunën, sidomos kur luhet futboll, mjafton një top dhe ngattërohen sekset. Ka ndeshje kur meshkujt zbuten aq shumë gjatë lojës dhe sa duket sikur janë të gjinisë ndryshe. Ka ndeshje femrash, si kjo e Teutës me Gramshin, ku sherri ndizet aq fortë sa edhe “burrave të futbollit” iu shkon goja lëng…
S’merret vesh ku po shkojmë, leshelija po pasurohet më shumë. Në volejeboll është një vajzë braziliane , madje simpatike, e cila luan për Dinamon dhe e kanë pezulluar me “akuzën” se është e gjinisë tjetër. Edhe pa laborator e “zbuluan”, pale çfarë do të thonin nëse do të bënim shkencë me këtë rast. Në futboll halli na shfaqet krejt ndryshe: na ndodh shpesh që vajzat e fillojnë ndeshjen si femra dhe e mbarojnë si “burrat” me dhunë ndaj njëra- tjetrës. D he askush nuk i ndalon prej vitesh. Në kërë rast lejohet “ndërrimi i gjinisë”…
Sfidanti.al

