Ferrari, Elkan shfryn kundër pilotëve

Fundjava në Interlagos ka qenë për tu harruar për Ferrari-n. Pas Çmimit të Madh të Brazilit, Hamilton doli përpara gazetarëve dhe pranoi se po përjetonte një makth të vërtetë.

Ndërsa sot Maranello është “zgjuar” nga një analizë e ashpër e numrit një të shoqërisë, John Elkan.

“Nëse do të shikojmë kampionatin e Formula 1 mund të themi se nga ana e tyre mekanikët kanë bërë maksimumin pasi puna e tyre është reflektuar gjatë provave zyrtare ku kemi arritur disa pole position apo edhe gjatë pit stop-eve gjatë garave. Edhe [ër inxhinierët nuk kemi se çfarë të themi pasi vetura është përmirësuar shumë. Pjesa e mbetur nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Ose më mirë të themi ka qenë një zhgënjim i madh”, tha Elkann.