Egnatia, Montenegro përfundon në spital për…helmim

Blerja e bujshme e Egnatias, Jurguens Montenegro, pritet të mos grumbullohet në ndeshjen e sotme kundër Skënderbeut, që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin e Rrogozhinës. Sulmuesi nga Kosta Rika ka përfunduar në spital gjatë ditës së premte, pasi dyshohet se është helmuar. 23-vjeçari ka marrë serum dhe burime në klubin rrogozhinas tregojnë se gjendja e tij është e stabilizuar tashmë. Gjithsesi, janë të pakta gjasat që debutimi i tij të bëhet sot. Për të blerë kartonin e Montenegros, klubi rrogozhinas pagoi 150 mijë euro te skuadra nga Kosta Rika, Alajuelense. Ndërkohë, trajneri Edlir Tetova, beson se skuadra e tij do t’a nisë mbarë vitin 2024. Në intervistën për gazetën, durrsaku theksoi se objektivi i klubit nuk ndryshon, teksa deri në fund do të luftohet për titullin.

sfidanti.al