Fitore 3-2 që ka një shije vërtet të hidhur për Dinamo City në ndeshjen e parë ët vitit 2024 dhe të ashtuquajturin derbi të kryeqytetit që si për ironi u luajt në Durrës. Edhe spe kryesonte deri në fillimin e pjesës së dytë me rezultatin 2-0, Dinamo më pas u shpërë duke i lënë rrugë të lirë Tiranës që shënoi tre herë në portën e të besuarve të Mehmetit e për t’u larguar me tre pikë të arta nga transferta, nëse e tillë mund të konsiderohet. Sfida mes dy skuadrave ishte e luftuar, por me dinamovitët që u treguan shumë konkretë teksa gjetën golin e avantazhit me Zabërgjën. Më pas, ata dyfishuan shifrat me Andonin dhe dukej se ishin në rrugën e duhur drejt një fitoreje. Por brenda tre minutash bardheblutë shënuan dy herë me anë të Hoxhallarit e Deliut, për të barazuar shifrat dhe për të hapur plotësisht takimin. Më pas, ishte skuadra e Ahmatajt e cila kërkoi me ngulm fitoren dhe e gjeti atë falë penalltisë së Latifit që garantoi tre pikë të arta për bardheblutë në startin e vitit për t’i dhënë më shumë moral skuadrës.
sfidanti.al