Të bashkon apo të përçan? – cili është misioni i futbollit tonë në këto vitet e fundit. Nëse dikur të bashkonte, më mirë se kushdo këtë rol e kanë luajtur Dinamo dhe Vllaznia, dy ekipe që e ëmbëltonin aq me lezet lojën në fushë, sa tifozët duatroksinin dhe kundershtarin kur fitonte! Kjo i takon së kaluarës, e cila është aq e bukur, sa koka të mbetet prapa . As sa … duke patur frikë nga ajo që ndodh në ditët e sotme në “kohët moderne”.
..Vllaznia dhe Dinamo për 90 minuta , një ditë më parë, kanë luajtur kundër historisë së tyre, kanë hedhur “monumentin” që kishin ngritur ne vite. E filluan dhe e mbaruan ndeshjen me një cikël veprimesh dhune. Dhe si mund të shkonte paq kjo ndeshje, kur vetë trajnerët ndezën fitilin e sherrit me deklaratat e tyre cinike dhe gjestet e skajshme ( shikoni foton e botuar) dhe skenari vazhdoi deri në fushë, deri sa ra bilbili i fundit..madje deri në dhomat e zhveshjes.
Sfidanti.al

