Kukësi forcon skuadrën me disa blerje

Kukësi bën pazar në Berat. Klubi verilindor ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Stefane Abara dhe portierit Kristjan Rroku, që në pjesën e parë të sezonit janë aktivizuar me skuadrën e Tomorit në Kategorinë e Parë. Edhe sulmuesi brazilian Ryan Felipe është zyrtarisht një lojtar i Kukësit që nga dita e sotme, 26-vjeçari është aktivizuar së fundmi te Lokomotiva Sofia në Bullgari. Drejtuesit e klubit po mundohen që të plotësojnë organikën në dispozicion të trajnerit Stavri Nica për pjesën e mbetur të sezonit. Më herët Kukësi ka zyrtarizuar edhe afrimet e Melos Zenunaj, Geri Selitës dhe Kleandro Lleshit. Verilindorët mbyllën pjesën e parë të kampionatit në vendin e parafundit, me 19 pikë të grumbulluara në 18 takime të luajtura. Kukësi do të luajë kundër Vllaznisë në Shkodër ditën e nesërme ndeshjen e parë të vitit 2024 në Superiore.

sfidanti.al