Sulmuesi 21-vjeçar i Serbisë është një nga “objektet” më të dëshiruara në futbollin europian sot për sot. Fiorentina e mbajti Dushan Vllahoviçin gjatë kësaj vere, duke kërkuar një shumë tepër të madhe, ndërsa kriza financiare dhe kombinimet e ndryshme në treg nuk lejuan transferimin. Gjithsesi, vera e ardhshme vjen shpejt dhe Juventusi është hedhur në
Pioli ka vetëm një të dytë në historinë 121-vjeçare të Milanit
Trajneri i kuqezinjve ka 9 fitore e 1 barazim në 10 ndeshjet e para të Serisë A, diçka që ka ndodhur vetëm një herë për këtë ekip. Në 1954-1955, kur në stol ishte hungarezi Bela Gutman, dhe në përfundim Milani u shpall kampion i Italisë. Askush tjetër nuk ia ka dalë të paktën për 10
Shumë gabime dhe pak pikë, ç’po ndodh me Juven e Alegrit!
Nëse ke qenë dikur i suksesshëm, kjo nuk është garanci për të ardhmen. E parashikoi Arrigo Saki që Masimiliano Alegri do të kishte vështirësi tek Juventusi kur deklaroi se “rikthimet zakonisht nuk janë të suksesshme”. Trajneri i njohur fitoi 4 tituj kampion me Juventusin derisa vendosën të mos e mbanin në 2018 duke sjellë Mauricio
Penalltinë ndaj Bajramit e dallonte edhe nipi 4-vjeçar i trajnerit!
Kështu deklaroi tekniku i Empolit, Andreacoli, ndërsa skuadra e tij u mund 0-2 në shtëpi nga Interi në Serinë A, por duke pretenduar me të drejtë për një 11-metërsh. Një nga mbrojtësit zikaltër, D’Ambrozio, ndërhyri në zonë ndaj Nedim Bajramit duke e rrëzuar në tokë dhe pamjet e përsëritura nga kënde të ndryshme thonë “penallti”.
Alegri, si i bëhet tani që Juvja është 13 pikë larg kreut?!
Po mendohej që dalë nga dalë ekipi po kthehej në nivelet e duhura të rezultateve, pas 6 fitoreve radhazi (edhe pse minimale) dhe barazimit të rëndësishëm 1-1 në Milano me Interin. Gjithsesi, ky Juventus paska qenë edhe një “kryevepër” tepër e brishtë e trajnerit Masimiliano Alegri, dhe u rrëzua në goditjen e parë të fortë
Milani nuk bind ndaj Toros, proteston Pioli: Kemi 9 fitore në 10 ndeshje!
Të paktën në shtëpi janë një garanci. Kuqezinjtë e Milanit kanë 5 fitore radhazi në “San Siro” në Serinë A, dhe për më tepër kanë një lojtar që nuk i lë në baltë në fushën e tyre. Torino u mund 1-0 në javën e 10-të të Serisë A me golin e të zakonshmit Olivie Zhiru,
Milani, sinjal Kesit e të tjerëve: Mos mendoni rroga të tilla në kohë Kovidi!
E thotë administratori i deleguar i klubit, Ivan Gazidhis, njeriu i duhur për një politikë të tillë, siç e ka treguar edhe tek Arsenali. Ai i dha një sinjal disa lojtarëve që janë në prag të rinovimit të kontratës (ose të mos rinovimit), ndërsa mori pjesë në Asamblenë e ortakëve për të miratuar bilancin e
Kumbulla i shpëton hakmarrjes së Murinjos, grumbullohet për Kaljarin
Humbja në Norvegji në Ligën e Konferencës ishte një goditje e rëndë, jo vetëm për Romën, por edhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla ishte në formacion, bashkë me Majoralin, Vijarin, Rejnoldsin dhe Diauaranë, veçse ishte i vetmi lojtar që nuk u ndëshkua pas katastrofës 1-6 me Bodo Glimtin. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari
Zhiru i jep qetësi Milanit në prag të provave të zjarrit Roma, Porto e Inter!
E mbylli të martën dhe e nisi të mërkurën në vendin e parë në Serinë A. Milani i sotëm i Stefano Piolit nuk është gjithmonë i bukur, mundet edhe të vuajë, por është me efikasitet shembullor. Një gol i Olivie Zhirusë i dha fitoren e radhës në kampionat ndaj Torinos dhe kryesimin me 28 pikë
Ibra kërkon golin e 400-të, vetëm Ronaldo e Mesi mbi të!
Flasim për realizim goli në kampionat, duke përjashtuar konkurrimet e tjera me ekipet e klubeve dhe me kombëtaret. Zllatan Ibrahimoviç do të mbërrijë sot në 400 gola në karrierën e tij me fanelën e klubeve, nëse shënon për Milanin. Suedezi ka 399, ndërsa vetëm Kristiano Ronaldo e Mesi kanë më shumë se ai, nga futbollistët