Sezoni 2025 po shkon drejt mbylljes pa asnjë triumf për Ferrarin, duke zgjatur në 17 vite pritjen për një titull botëror në Formula 1. Përveç mungesës së titullit pët pilotë dhe konstruktorë, “Kokëkuqja” nuk ka arritur asnjë fitore këtë vit, ndryshe nga rivalët kryesorë, McLaren, Red Bull dhe Mercedes.
Luca Cordero di Montezemolo, president i Ferrari-t nga viti 1991 deri në 2014, ka folur hapur për krizën që po kalon ekipi i Maranellos. Gjatë prezantimit në Milano të dokumentarit mbi jetën e tij “Luca: Seeing Red”, ai u shpreh për Sky Sports:
“Pashë imazhe të mrekullueshme të tifozëve dhe më pas një skuadër që, pavarësisht premtimeve të shumta, nuk ka fituar asnjë garë këtë vit. Ferrari duhet të fitojë titullin botëror, edhe sikur të kishte marrë një fitore të vetme, nuk do të ishte e mjaftueshme pas kaq shumë vitesh.”
sfidanti.al