“Fizarmonika”  e Tiranës: hap stadiumin, mbyll klasifikimin.!

Dy lajme për Tiranën, një i mirë dhe një i keq, madje më shumë se i keq! Po e fillojmë nga lajmi i mirë: Tirana më së fundi u kthye në stadiumin e saj, Selman Stërmasi. Lajmi më shumë se i keq…Tirana është e fundit në klasifikim pas 3 javësh me dy pikë !  Fillim me stilin  fizarmonikë :  hap stadiumin dhe ..mbyll  klasifikimin. Ata që e njohin dhëmbë e dhëmballë ekipin , vinin bast se ekipi do te shfaqte  halle, por vendin e fundit qysh ne start  ..nuk e vinin dot bast.

Tiranën askush nuk e ka më frikë dhe për këtë po bëhen “investime” nga  të gjitha anët, brënda dhe jashtë. Mirë brenda qe dihet, pse nga jashtë? Cili e kishte parë Tiranën e fortë  dhe kryeneçe  ta flaknin jashte kryeqytetit, e bindur dhe e dorezuar, t’ia mbathte  në Vlorë dhe në Lushnje, për të luajtur Derbin. Ishte Derbi i Tiranes, e shfytyruan ne Derbin e rretheve…

Vite më parë, ish trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, për të treguar se Tirana ishte si një biçim  “djalli me top”,  sa kundershtarëve u dridheshin leqet e këmbëve , lëshonte  këtë batutë imagjinare : “ Edhe sikur 11 amatorëve t’u veshësh fanellën e Tiranës, “ magjia e zezë” ka ndodhur tek pala perballë. Kjo është ajo që perflitet shpesh.. pesha e fanellës..”

Sfidanti.al