Juventusi humb Europën, por fiton një mjeshtër për drejtor sportiv

Kristiano Xhuntoli më në fund e mori lejen nga Napoli dhe u ngjit më në veri. Juventusi do të ketë një drejtor sportiv nga më të mirët, që vjet doli kampion i Italisë me napolitanët, dhe që afroi lojtarë si Osimhen, Kvarackelia, Kim apo Rrahmani. Tashmë, ai do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” që merr një lajm të mirë pas shumë “habereve të këqija”. Xhuntoli është një mjeshtër, ndërsa do të duhet koordinimi i punës së tij me trajnerin Alegri që Juventusi të ketë rezultat. Detyra e parë e Xhuntolit është që të rikrijojë sulmin, pasi Di Maria u larga dhe Vlahoviç e Kieza duket se do ta ndjekin.

Sfidanti.al