Humb jetën piloti i motoçiklizmit, 18-vjeçari Van’t Hof!

Holandezi ishte në “lule të moshës”, e padyshim sapo kishte nisur ta shijonte jetën. Për fat të keq nuk do të arrijë që të vazhdojë ta bëjë. Dilano Van’t Hof pati një aksident të rëndë ndërsa garonte me motorin e tij në pistën e Spa-Frankorshampit në Belgjikë. Ishte seanca e katërt e sezonit në këtë kampionat, por gjithçka u nxi dhe askush nuk mendon më për sportin pas vdekjes së 18-vjeçarit. Aksidenti ndodhi në xhirot e fundit, dhe u përfshinë disa pilotë për shkak të shikueshmërisë jo të mirë të shkaktuar nga prania e ujit në pistë.

Sfidanti.al