Vitin e kaluar polemikat dhe kritikat ishin të shumta, dhe rezultatet në fushën e lojës aspak të mira. E tillë gjendja e Liverpulit deri në maj, duke mos u kualifikuar as për në Champions, ndërsa kjo verë ka nisur ndryshe. Trajneri Jurgen Klop ka siguruar dy futbollistë të mesfushës që mund ta transformojnë repartin, dhe këta janë Aleksis Mekallister i Argjentinës dhe Dominik Soboslai i Hungarisë. Për të dy u paguan rreth 100 milionë paundë stërlina, më pak sesa Arsenali pagoi për Deklan Rajsin, dhe kryesorja është që rrogat e tyre do të jenë brenda strukturës së tanishme të Liverpulit.
Sfidanti.al