Zikaltërit e shohin të vështirë këtë verë, ndonëse sulmuesi belg mbetet tepër i rëndësishëm. Interi do të duhet të mbajë Romelu Lukakun, veçse Çelsi kërkon 40 milionë euro për kartonin e futbollistit. Në Milano nuk duan t’i paguajnë këto para, ose do të presin derisa të sigurojnë financat e duhura për këtë gjë. Pritet largimi i Marcel Brozoviçit, për të cilin Al Nasri jep 23 milionë euro për kartonin. Po ashtu, Onana që mund të shkojë tek Mançester Junajtidi apo diku tjetër. Në skenë ka dalë edhe emri i Moratës, ndonëse kartoni i spanjollit sipas klauzolës shkon në 100 milionë euro.
Sfidanti.al