“Lufta civile” tek Red Bulli, Verstapeni akuzon sërish Perezin

Të dy pilotët nuk shkojnë aspak mirë me njëri-tjetrin dhe kjo dihej që më parë. Vërtet Red Bulli është skuadra kampione e botës në Formula 1, por ata që janë në timon nuk mund të quhen shokë. Maks Verstapen e rikujtoi sërish tensionin kur sulmoi pilotin tjetër, Sergio Perezin. “Në Kanada do të kishte qenë shumë ndryshe nëse unë nuk do të isha aty”, – janë fjalët e kampionit të botës. E vërteta është që meksikani ka rënë shumë në 3 garat e fundit pasi arriti dy fitore dhe pati 4 podiume në fillim.

Sfidanti.al