Trajneri i Juventusit fillimisht nuk ishte dakord që të largohej, edhe pse pagesa ishte e lartë. Një klub nga Arabia Saudite (Al Ahli ose Al Hilali) i jepte 20 milionë euro në sezon për 3 vjet, pra në total 60 milionë euro. Tashmë, ky klub është gati t’i japë 30 milionë në euro në sezon Masimiliano Alegrit sërish për një periudhë trevjeçare. Në Itali besojnë se palët mund të bisedojnë dhe se trajneri po mendohet, ndonëse deri tani nuk ka shenja se ai do të pranojë të shkojë në ligën saudite.
Sfidanti.al