Prej kohësh është në lidhje me të, një bashkëjetesë dhe një dashuri reciproke, siç janë shumë histori të tilla ndjenjash ditët e sotme. David De Gea nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme në fushën e lojës, me gabime të ndryshme dhe me trajnerin Ten Hag që nuk është i bindur prej tij. Gjithsesi, ndërsa po mendohet për një kontratë të re me Mançester Junajtidin, De Gea do të bëjë diçka që do t’i japë shumë lumturi. Ai do të martohet me partneren e tij të kahershme, Edurne Garsia.
Sfidanti.al