Suksesi në Poloni ishte për Ligën e Tretë, por mund të shpallet fituese për gjithë kontinentin. Luiza Gega e ka thuajse me 99 për qind të sigurt fitoren e medaljes së artë në Kampionatin Europian Ekipor, që zhvillohet në Silezi të Polonisë, dhe po flasim për garën e saj të preferuar të 3 000 metrave me pengesa. Trajneri i saj, Taulant Stërmasi, pas kthimit në Shqipëri tregon se çfarë pritet të ndodhë.
“Luiza dha kohë shumë të mirë në Poloni, theu rekordin e Europianit, – thotë, – të dielën zhvillohet gara e Ligës së Parë, por është shumë e vështirë, thuajse e pamundur, që dikush të japë kohën e Luizës. Kështu që presim që medaljen e artë të na e sjellin në shtëpi në Tiranë”. Stërmasi vlerësoi paraqitjen e gjithë ekipit shqiptar që doli në vend të 9-të, dhe humbi vendin e 8-të për një pikë, ndërsa veçoi atletin shkodran Franko Burraj.
Sfidanti.al