Zikaltërit mundin Milanin për Markus Turamin

Mungon vetëm firma në kontratë, por Markus Turam mund të quhet që tani një lojtar i Interit. Klubi zikaltër fitoi derbin në merkato, duke mundur Milanin që gjithashtu ditët e fundit kishte intesifikuar përpjekjet për të marrë shërbimet e sulmuesit francez. Por intersitët u treguan më të shpejtë dhe më bindës me ofertën e tyre. Kështu, Turam do transferohet te finalistët e Champions League me parametra zero, pasi përfundoi kontratën me Gladbah në Bundesligën e Gjermanisë.

Futbollisti 25 vjerçar do të firmosë deri në në qershor të vitit 2028, ndërsa do të fitojë 6.5 milion euro në sezon. Po ashtu, në momentin e firmës ai do të marrë edhe tjetër bonus, një detaj ky vendimtar që bindi sulmuesin. Markus Turam do të marrë vendin e lënë bosh nga Edin Xheko që u largua drejt Fenerbahçes. Tashmë Inter kërkon t’I japë një tjetër goditje të rëndë rivalëve të përjetshëm, duke rrëmbyer edhe objektivin tjetër të merkatos.  Bëhet fjalë për Davide Fratesin. Sipas mediave italiane, zikaltërit janë shumë pranë zyrtarizimit të mesfushorit.

Sfidanti.al