Mungon vetëm firma në kontratë, por Markus Turam mund të quhet që tani një lojtar i Interit. Klubi zikaltër fitoi derbin në merkato, duke mundur Milanin që gjithashtu ditët e fundit kishte intesifikuar përpjekjet për të marrë shërbimet e sulmuesit francez. Por intersitët u treguan më të shpejtë dhe më bindës me ofertën e tyre.
