E njihni “kardinalin gri”  Markus Mot, lëvizi malin me 222 milionë

Avokati Markus Mot nuk është ndonjë emër shumë i njohur në botën e futbollit, por ai është një nga “kardinalët gri” më të rëndësishëm, kur është fjala për transferimet më të fuqishëm, përfshi edhe atë rekord të yllit brazilian të futbollit, Nejmar, që, gjatë verës së kaluar, kaloi te PSZH-ja që i pagoi për të Barcelonës 222 milionë euro. Moti është një avokat brazilian, në “biografinë” e të cilit bëjnë pjesë transferimet e Gabriel Zhesusit te Mançester Siti, të Nejmarit te PSZH-ja dhe të Filipe Kutinjos te Barcelona. Ky është njeriu që i dha Nejmarit çekun prej 222 milionë eurosh që ai “të blinte lirinë” nga Barcelona dhe të nënshkruante me PSZH-në.

Në një intervistë të tij të fundit, avokati Mot tregoi disa detaje rreth mënyrës sësi arrihen transferimet më të shtrenjtë në botë.

“Unë përfaqësova Nejmarin, kurse avokati tjetër ishte i PSZH-së. Shumëkush më ka pyetur se sa roja kisha, kur mbaja me vetë çekun prej 222 milionë eurosh. Po ua them – asnjë! Nuk ishte nevoja që të mbaja roje, sepse çeku ishte i personalizuar dhe ajo do të ishte vjedhja më e trashë në historinë e botës”, deklaroi Moti.

Po ashtu, avokati brazilian zbuloi, për habi të të gjithëve, se transferimet më të shtrenjtë, në të cilët ai ka marrë pjesë, janë realizuar përmes aplikacionit të njohur Ëhatsapp!

“Transferimet, më shpesh, realizohen përmes aplikacionit Ëhatsapp. Ndodh që, nga fillimi deri në fundm, ne i bëjmë transferimet vetëm përmës këtij aplikacioni, madje, pa asnjë bisedë telefonike. Por, edhe sikur të ma vjedhin mua telefonin, askush tjetër, veç meje, nuk mund ta bëjë transferimin, sepse unë i mbrojtur shumë mirë nga ana elektronike”, vuri në dukje Moti.

Sfidanti.al