Portieri legjendar i Bajernit të Mynihut, OIiver Kahn, i ka rekomanduar kryesisë së klubit që të bëjë përpjekje që të sjellë në radhët e veta trjanerin aktual të Realit të Madridit, Zinedin Zidane, si pasues të Jup Hajnkesit që, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga klubi bavarez.
“Padyshim që Zinedin Zidane është një nga opsionet. Ai është i jashtëzakonshëm. Zidane është në gjendje që të drejtojë një ekip yjesh. Ai ka qenë absolutisht yll si lojtar, por shumë nga ata që kanë qenë yje, nuk mund të bëhen trajnerë, kurse ai po, sepse është përjashtim. Ai arriti që të fitoi gjithçka me Realin e Madridit, kurse tani po përpiqet që të fitojë Champions-in e tretë radhazi”, vuri në dukje ish-portieri i përfaqësueses gjermane që ka mbrojtur portën e Bajernit gjatë viteve 1994-2008.
Sfidanti.al