Mashtrimi i shekullit: Vëllai binjak luan në vend të vëllait tjetër!

Vëllezërit binjakë basketbollistë Markif dhe Markus Moris e mashtruan NBA-në në një mënyrë të pazakontë, shkruajnë mediume amerikane, duke shkaktuar, nëse është e vërtetë, skandalin më të madh në historinë e basketbollit amerikan.

Pretendohet se Markusi ka luajtur në vend të vëllait të vet, Markif, në ekipin Uashington Uizard në ndeshjen e dytë kundër Boston Selltikasve. Dy ditë para ndeshjes së mësipërme, Markifi u dëmtua dhe u njoftua se sezoni për të kishte përfunduar, por në ndeshjen e dytë ndaj Bostonit ai “shënoi” 16 pikë, megjithëse Uashingtoni humbi 119-129 mbas shtesës së ndeshjes. Markus Morisi, në fakt, luan me Detroit Pistonsat dhe sezoni për të kishte përfunduar në fazën e rregullt të kampionatit, kështu që ai ishte i lirë, kur filloi faza play off. Kjo histori ka tërhequr vëmendjen e madhe të opinionit në SHBA, ndërkohë që të dy vëllezërit thonë se ajo që pretendohet, nuk është e vërtetë, megjithëse do të bëhet një analizë e hollësishme se cili nga të dy vëllezërit ka luajtur në ndeshjen e lartpërmendur. Markusi është shtatë minuta më i madh sesa vëllai binjak, Markif.

Sfidanti.al