Hristo Stoichkov nuk e fsheh asnjëherë mbështetjen për skuadrën e Barcelonës dhe këtë e tregon edhe në momentet sportive që nuk kanë të bëjnë aspak me klubin katalanas. Në një intervistë për Cadena SER, ish sulmuesi i Barcelonës dhe përfaqësueses bullgare tha se do të mbështesë Juventusin në finalen e mundshme me Realin e Madridit në Ligën e kampioneve duke treguar anën e tij antimadridiste. ‘Nuk kam zgjedhje tjetër, duhet të shpresoj që fituesi i Champions League të jetë Juventusi-u shpreh-Stoichkov-në jetë gjithcka është e mundur. Mendoni atë që bëri Barcelona pas humbjes 4-0 në Paris ku 99.9% e njerëzve vinin bast për eliminimin e saj. Reali vjen me një avantazh të madh, por të shohim se cfarë do të bëjë Simeone. Atletico Madrid është i etur për hakmarrje. Përmbysja e rezultatit është pothuajse e pamundur, por fjala e fundit nuk është thënë ende’.
sfidanti.al