Lilian Turami i thotë të birit: Lëre Interin, shko tek Barcelona

Për vete ka qenë një yll i kombëtares së Francës dhe i futbollit. Mbrojtësi i “gjelave” Lilian Turam arriti shumë në karrierë, ndërsa sot këshillon djalin e tij 25-vjeçar, Markusin. Turami i madh luajti për Juven e Barcelonën, nërsa Markusi është tek Borusia e Mynshengladbahut dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, por dëshiron të shkojë diku tjetër. Interi e kërkon, po ashtu Bajerni, ndërsa Liliani i thotë të shkojë tek Barcelona sepse atje është maksimumi.

Sfidanti.al