Në Europë thonë se anglezët e kanë krijuar tashmë Superligën Europiane!

Në listën e klubeve me më shumë të ardhura sezonin e fundit dominonin pikërisht ata të Premier Ligës. Nga 20 gjithsej, plot 11 ishin nga Anglia dhe me të drejtë mediat italiane apo spanjolle shkruajtën se me këto fitime të mëdha, klubet në ishull e kanë krijuar praktikisht një Superligë Europiane, por krejtësisht për veten e tyre. Në listë ishin Liverpuli, Mançester Siti, Mançester Junajtidi, Çelsi, Arsenali, Totenhemi, Uest Hemi, Leisteri, Njukasëlli, Evertoni dhe Lidsi.

Sfidanti.al