Alvin Karaqi triumfon në karate në Lojrat Europiane 2023

Alvin Karaqi, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane të cilat po mbahen në Poloni. Karaqi në ndeshjen finale në disiplinën karate kumite -84 kg, mposhti holandezin, Brian Timmermans, me rezultat 3-2. Së pari ai arriti të mund Kampionin e Evropës kroatin Garibovic dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit,ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për Sportistin tonë. Në gjysmëfinale Karaqi mposhti italianin Michele Martina.

Sfidanti.al