Mançester Junajtidi thuhet se ka bërë gati ofertën prej 50 milionë eurosh për Onanën, edhe pse mediat angleze theksojnë se trajneri Ten Hag nuk do të shpenzojë kaq shumë për një portier. Gjithsesi, tek Interi besojnë se Onana do të largohet në “Old Traford” dhe se do të mbërrijnë paratë e shpresuara. Me këto miliona euro, drejtuezit zikaltër pritet të blejnë kartonin e Romelu Lukakut, për të cilin Çelsi kërkon 40 milionë euro. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me mesfushën, pasi me largimin e mundshëm të Brozoviçit, duhet një përforcim si Fratezi për të cilin interesohet edhe Milani. Nuk dihet nëse financat do të jenë në gjendje ta përballojnë këtë.
Sfidanti.al