Qeveria italiane ka marrë një vendim dhe pritet që të zbatohet. Në Serinë A nuk do të lejohet asnjë lojtar me fanelën me numrin 88, pasi ky numër cilësohet si simbol antisemit. Një simboli këtë tillë, 88-ta e merr sepse shkronja e 8-të e alfabetit është H, dhe kjo përdoret nga antisemitët dhe neonazistët në vend të shkronjave “HH”, që në gjermanisht janë “Hajl Hitler” (Heil Hitler), pra “Rroftë Hitleri”. Në Serinë A, sezonin e kaluar e kishin këtë numër lojtarë si Pashaliç (në foto), Bashiç, Rinkon dhe Prashelik, ndërsa rasti që bëri më shumë bujë ishte ai i Xhixhi Bufonit që në vitin 2000.
Sfidanti.al