Grushti i Valverdes ndaj Baenës mund “të vlejë” pesë ndeshje

Kaq pritet pezullimi që mund t’i jepet mesfushorit ofensiv të Realit të Madridit për gjestin që bëri në sfidën e La Ligës ndaj Vijarrealit. Federiko Valverde goditi me grusht lojtarin kundërshtar, për të cilin u tha se e kishte provokuar, ndërsa grushti është duke u hetuar pak si vonë. Në Komisionin e Disiplinës në La Ligë ekziston ky propozim për dënim të uruguajanit me pesë ndeshje, ndëshkim që do të niste sezonin që pritet të fillojë.

Sfidanti.al