Në kohën që e quajmë “e Enver Hoxhës”, skuadrat shqiptare natyrisht që nuk mund të kalonin kufirin për faza përgatitore, por i kryenin ose në Dajt, në bregdet, në Razëm apo Llogara, sa për të folur për Tiranën, Partizanin, Dinamon, Vllazninë apo Flamurtarin. Më pas, në vitet 2000-2018 nisën rrugët drejt Turqisë, Egjiptit, Hungarisë, Austrisë deri edhe Spanjës, nga Tirana e El Sajedit, Skënderbeu i Takajt apo Kukësi i Gjicit.
Kanë kaluar shumë pak kohë që nga këto “paketa turistike”, ku mund të ndesheshin me ekipe të forta (dhe mund të humbisnin edhe 0-7 e pastaj të shkonin në grupe të kupave të Europës), ndërsa sot këtij luksi nuk i ka mbetur gjurmë. Tirana e Partizani, por edhe ekipe të tjera janë mbledhur rreth “Gjolit”, dikush në Ohër, e dikush në Pogradec. Duket se sot drejt Europës po shkojmë me zgara buzë Liqenit, se paratë nuk dilkan si më parë.
Sfidanti.al